Këshilli Gjyqësor i Kosovës përshëndetë vendimin për aprovimin e Kosovës si vend kandidat për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përshëndetë vendimin për aprovimin e Kosovës si vend kandidat për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ky hap është padyshim një reflektim mbi trendin pozitiv të forcimit së sistemit të drejtësisë, sundimit të ligjit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është po ashtu mundësi ideale për avancim të mëtejmë të sundimit të ligjit, rendit demokratik dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Këshilli Gjyqësor mbetet i përkushtuar që, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të ju kontribuoj zhvillimeve pozitive në fushën e sundimit të ligjit, ashtu që procesi i anëtarësimit të Kosovës të jetë i suksesshëm dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë qasje në mekanizmat mbrojtës që ofron Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.