KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 26 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 26 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 18 prill 2023 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), u organizua ceremonia e fillimit të punës për njëzet e gjashtë (26) bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilët u pritën nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi.

Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e barazisë gjinore, ku nga numri total i bashkëpunëtorëve profesional, prej tyre janë 15 femra dhe 11 meshkuj.

Kryesuesi Zogaj, iu uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se plotësimi i këtyre pozitave do të ndikojë në avancimin dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor. 

Po ashtu, Zogaj shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional dhe përmbushjen e nevojave në punën e tyre të përditshme si dhe kërkoi angazhim maksimal nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha gjykatat e Kosovës.