Mbahet punëtori e përbashkët në mes të gjyqtarëve të Departamentit Administrativ të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe KPMSHCK

Mbahet punëtori e përbashkët në mes të gjyqtarëve të Departamentit Administrativ të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe KPMSHCK

Prishtinë, 03.04.2023 – Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku, gjyqtarja e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës së Apelit, Delushe Halimi dhe gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga KGJK, në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Kosovë dhe Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Gjatë punëtorisë, u diskutua lidhur me çështjet, si: statusi i zyrtarëve publikë, ushtrimi i mjeteve juridike në instancat e gjykatave më të larta dhe vendosja sipas këtyre mjeteve, heshtja administrative si institut, parashkrimi i të drejtës dhe pjesëmarrjen e palës së interesuar në proces gjyqësor si dhe udhëzimi në mjete juridike për nëpunësit e shërbimit publikë, nëpunësit e kabinetit dhe nëpunësit administrativo-teknik në rastet kur Këshilli shpallet in kompetent për vendosje.