Fillon takimi i përbashkët në mes të kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive, për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në trajtimin e rasteve me efikasitet

Fillon takimi i përbashkët në mes të kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive, për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në trajtimin e rasteve me efikasitet

Istog, 29.03.2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në bashkëpunim me programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, kanë organizuar punëtori të përbashkët rreth koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes të kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive, për trajtimin e rasteve me efikasitet.

Në këtë punëtori po merr pjesë U.d. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj, U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, kryetarë të gjykatave, kryeprokurorë të prokurorive, përfaqësues të Sekretariatit të KGJK-së dhe programit EUKOJUST.

Qëllimi i kësaj punëtorie, është diskutimi rreth koordinimit të aktiviteteve në trajtimin e rasteve me efikasitet në mes të: Departamentit Special dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës; Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë së Apelit; Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Prokurorisë Themelore Prishtinë; Gjykatës Themelore Gjilan dhe Prokurorisë Themelore Gjilan; Gjykatës Themelore Prizren dhe Prokurorisë Themelore Prizren; Gjykatës Themelore Gjakovë dhe Prokurorisë Themelore Gjakovë; Gjykatës Themelore Pejë dhe Prokurorisë Themelore Pejë; Gjykatës Themelore Ferizaj dhe Prokurorisë Themelore Ferizaj dhe Gjykatës Themelore Mitrovicë dhe Prokurorisë Themelore Mitrovicë.