Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim drejtoreshën e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik

Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim drejtoreshën e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik

Prishtinë, 10.03.2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj së bashku me Kryetaren e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj, pritën në takim drejtoreshën e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik (IRZ), Dr. Frauke Bachler, drejtorin për Evropën Juglindore, sektori bilateral, Frank Hupfeld dhe udhëheqësin e ekipit të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST), Volkmar Theobald.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e intensifikimit dhe zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit të KGJK-së, me projektet të cilat IRZ i implementon në Kosovë. 

Kryesuesi Zogaj, vlerësoi mbështetjen e IRZ-së dhe Projektit EUKOJUST për sistemin gjyqësor, me ç’rast ka shprehur vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim në realizimin e objektivave të përbashkëta, me qëllim të reformimit të sistemit të drejtësisë sipas standardeve evropiane dhe atyre ndërkombëtare. 

Përfaqësuesit e IRZ-së, shprehën gadishmërinë e tyre për t’i mbështetur nismat që kanë për qëllim fuqizimin e mëtejmë të sistemit gjyqësor në Kosovë.