NJOFTIM PUBLIK

NJOFTIM PUBLIK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në nenin 7 të Rregullores nr. 02/2022 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.07/2019 për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë dhe Vendimit të KGJK-së Nr. 343/2022 të datës 28 korrik 2022, bënë këtë

Njoftim Publik

Ftohen të gjithë përkthyesit dhe interpretët gjyqësorë të certifikuar me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut, që të paraqiten në KGJK, për përfshirjen e tyre në listen e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

1.Përkthyesit dhe interpretët gjyqësorë të certifikuar me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut, të cilët në KGJK aplikojnë për përfshirjen e tyre në listen e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë, duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim:

1.1. Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
1.2. Dokumentin identifikues;
1.3. Aktvendimin e ish Gjykatës së Qarkut për licencim, në origjinal apo kopje të vërtetuar;
1.4. Çertifikatën shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit; dhe
1.5. Çertifikatën nga evidenca penale, të lëshuar nga gjykata.

FORMULARI I APLIKIMIT

  • Formulari mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KGJK-së. (www.gjyqesori-rks.org)
  • Shkarko aplikacionin

MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse dorëzohet në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor në Zyrën e pranimit dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit.

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE

Nëse përkthyesit dhe interpretët gjyqësorë nuk aplikojnë për përfshirje në listen e re të perkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë brenda afatit kohor të përcaktuar më poshtë, konsiderohet se të njëjtit nuk janë të licencuar dhe për certifikim të sërishëm duhet t’i nënshtrohen procedurave sipas Rregullores nr.07/2019 për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë dhe Rregullores nr. 02/2022 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.07/2019 për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë pa asnjë përjashtim.

Njoftimi është publikuar me datë 17 tetor 2022.

Afati për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumenteve relevante është një vit nga publikimi i konkursit, gjegjësisht deri me datën 17 tetor 2023.

Sekretariati i KGJK-së, Rruga “Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, Zyra e Pranimit.