Diskutohet bashkëpunimi i KGJK-së me IPFK-në

Diskutohet bashkëpunimi i KGJK-së me IPFK-në

Prishtinë, 7 mars 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me kryetarë të gjykatave, u pritën sot në takim nga Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK), Shpend Haxhibeqiri.

Të pranishmit janë njoftuar rreth punës dhe specifikave të shërbimeve  institucionale të IPFK-së. 

Në këtë takim, u diskutua lidhur me përgjegjësitë institucionale, masat dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren në kuadër të bashkëpunimit me IPFK-në.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, theksoi gatishmërinë e KGJK-së për të vazhduar bashkëpunimin me IPFK-në me qëllim të ngritjes së efikasitetit në këtë drejtim.