Mbahet punëtoria për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Mbahet punëtoria për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Prishtinë, 6 mars 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me gjyqtarin e Gjykatës Supreme, njëherit kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, Afrim Shala, morën pjesë në punëtorinë lidhur me zgjidhjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, e organizuar nga Projekti “Chemonics International”.

Pjesë e kësaj punëtorie ishin edhe gjyqtarë të cilët trajtojnë raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte informimi i gjyqtarëve rreth Planit të Veprimit për korrupsion dhe krim të organizuar, diskutimi i sfidave operative me të cilat përballen gjyqtarët në qartësimin e rasteve dhe zbatimin e masave ndëshkuese si dhe diskutimi i veprimeve për zgjidhjen efikase të këtyre rasteve.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK- së, shprehu gatishmërinë drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në luftën kundër korrupsionit.