NJOFTIM PËR EKSPERT GJYQËSOR

NJOFTIM PËR EKSPERT GJYQËSOR

Prishtinë, 24.02.2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton të gjithë ekspertët gjyqësor të cilët gjendën në listën e miratuar nga KGJK, me datë 27 dhjetor 2022, se afati për kryerjen e pagesës prej 250€ është zgjatur nga data 23 shkurt 2023 deri më 10 mars 2023, në objektin e KGJK-së.

Në mungesë të të dhënave kontaktuese (numrit të telefonit dhe adresës elektronike) të ekspertëve gjyqësor të cilët nuk kanë kryer pagesën deri më tani, KGJK njofton publikisht përmes këtij njoftimi për zgjatjen e afatit të kryerjes së pagesës.

Mos kryerja e obligimit lidhur me pagesën nënkupton heqjen nga lista e ekspertëve dhe mos angazhimin nga gjykatat.

Fletë pagesat mund të tërhiqen në objektin e KGJK-së, gjatë ditëve të punës, në orarin 09:00-15:00 (duke mos përfshirë kohën e pauzës).