KGJK kërkon nga Avokati i Popullit referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 15 shkurt 2023 dorëzoi kërkesën tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese.