Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Prishtinë, 6 shkurt 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund.

Kryesuesi Zogaj falënderoi Ambasadorin Westerlund për vizitën njëkohësisht për punën dhe kontributin që ka ofruar Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe partneritet në mes të KGJK-së dhe Ambasadës së Suedisë në Kosovë.