Zgjidhet zëvendës administratori i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë

Zgjidhet zëvendës administratori i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 27.12.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar takimin e 301-të me radhë, me ç’rast Këshilli ka përzgjedhur dhe emëruar zëvendës administratorin e Gjykatës së Apelit dhe zëvendës administratorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Anëtarët e KGJK shqyrtuan raportet dhe rekomandimet e komisioneve për vlerësimin e kandidatëve për zëvendës administratorë të gjykatave dhe pas zhvillimit të procesit të votimit me shumicë votash zgjodhën z. Arsim Bajraktari, zëvendës administrator në Gjykatën e Apelit dhe znj. Shqipe Temaj, zëvendës administratore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mandati i të cilëve do të fillojë nga data 1 janar 2023.

Takimi i KGJK-së po vazhdon ende.