Miratohet Plani Strategjik i KGJK-së për periudhën 2023 – 2025, Plani Vjetor i Punës së KGJK-së për vitin 2023 dhe Plani për sistematizimin, digjitalizimin dhe automatizimin e arkivave për KGJK-në

Miratohet Plani Strategjik i KGJK-së për periudhën 2023 – 2025, Plani Vjetor i Punës së KGJK-së për vitin 2023 dhe Plani për sistematizimin, digjitalizimin dhe automatizimin e arkivave për KGJK-në

Prishtinë, 27.12.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 301-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar:

  • Plani Strategjik 2023 – 2025, përmes të cilit gjyqësori i Kosovës shpreh angazhimin dhe përkushtimin ndaj këtyre vlerave thelbësore si parimet tona udhëzuese: gjyqësor i pavarur, efikas dhe transparent; cilësia, llogaridhënia dhe profesionalizmi i gjyqësorit; qasja në drejtësi, ndërtimi i besimit të publikut dhe teknologjia në mbështetje të funksionimit dhe qasjes në gjykata;
  • Plani vjetor i punës së KGJK-së për vitin 2023, i cili është hartuar në pajtim me pesë qëllimet strategjike të Planit Strategjik të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për viti 2023-2025 dhe dokumenteve tjera strategjike të Këshillit Gjyqësor si dhe
  • Plani për sistematizimin, digjitalizimin dhe automatizimin e arkivave për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili përshkruan veprime specifike se si të trajtohen problemet në rritje me materialet arkivuese në gjykata dhe prokurori.

Këshilli po vazhdon me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës.