NJOFTIM

NJOFTIM

Prishtinë, 23.12.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 16 dhjetor 2022 ka funksionalizuar Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Republikës së Kosovës (SQEPRK) dhe ka filluar me lëshimin e certifikatave të reja të gjendjes penale, të cilat nga data 23 dhjetor 2022 do të mund të shkarkohen online përmes platformës eKosova, nga secili subjekt i interesuar (person fizik dhe juridik), pa pagesë.

Bazuar në ligjet e aplikueshme, aktet nënligjore të miratuara nga KGJK dhe mendimin juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës GJ.A.230/2022, nga data 16 dhjetor 2022, e vetmja certifikatë për të kaluarë penale që lëshohet nga SQEPRK/gjykatat është certifikata e re e cila emërtohet si “Certifikata mbi Dënimet Penale”.

Njoftohen të gjitha subjektet e interesuara se përveç tërheqjes online të këtyre certifikatave, gjykatat do të vazhdojnë të lëshojnë këto certifikata edhe në mënyrë fizike por për këtë shërbim duhet të paguhet taksa përkatëse.

Gjeni më poshtë njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me sistemin dhe format e reja të Certifikatave mbi Dënimet Penale: