Lansohet faqja zyrtare e Gjykatës Komerciale

Lansohet faqja zyrtare e Gjykatës Komerciale

Prishtinë, 19 dhjetor 2022 – Gjykata Komerciale e Kosovës, ka lansuar ueb faqen e saj zyrtare, në kuadër të portalit gjyqësor të Kosovës.

Zhvillimi i ueb faqes është realizuar me mbështetjen e programit të USAID-it në Kosovë – Drejtësia Komerciale.

Ueb portali i gjykatës, ka për synim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së gjykatës para qytetarëve, me të vetmin qëllim, atë të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në vend.

Vizitoni ueb faqen në këtë link: https://komerciale.gjyqesori-rks.org