Caktohet ushtruesja e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme të Kosovës

Caktohet ushtruesja e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme të Kosovës

Prishtinë, 14.12.2022 – Po mbahet takimi i 300-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar ushtruesja e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme.

Këshilli caktoi gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, Mejreme Memaj, ushtruese e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme të Kosovës nga data 14 dhjetor 2022 deri në zgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të kësaj gjykate.

Ju njoftojmë se takimi i KGJK-së po vazhdon.