Prezantohet Draft Plani Strategjik i KGJK-së për Arkivat

Prezantohet Draft Plani Strategjik i KGJK-së për Arkivat

Prishtinë, 12.12.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me anëtarë të KGJK-së, udhëheqës të KGJK-së si dhe përfaqësues nga gjykatat, morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST), në të cilën u prezantuan të gjeturat kryesore dhe rekomandimet nga Draft Plani Strategjik për Arkiva i KGJK-së.

Draft Plani Strategjik ka për qëllim rritjen e efikasitetit të arkivimit në gjykata, në të cilin janë inkorporuar praktikat më të mira të Bashkimit Evropian të cilat përshkruajnë aspektet procedurale dhe teknike të sistemimit, digjitalizimit dhe automatizimit të arkivave në gjykata dhe prokurori.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj falënderoi projektin EUKOJUST për angazhimin dhe mbështetjen në draftimin e Planit Strategjik të KGJK-së për Arkivat përmes ekspertëve të projektit, si dhe theksoi gatishmërinë e KGJK-së për bashkë koordinim në aktivitetet e planifikuara, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.