KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 74 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 74 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 nëntor 2022 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), u organizua ceremonia e fillimit të punës për shtatëdhjetë e katër (74) bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilët u pritën nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, Kryetarja e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi.

Kryesuesi Zogaj, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se plotësimi i këtyre pozitave do të ndikojë në avancimin dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor.  

Po ashtu, Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional si dhe kërkoi angazhim maksimal nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha gjykatat e Kosovës.