Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë

Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 15 nëntor 2022 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, kanë marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministia e Drejtësisë, me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe trajtimi i çështjeve më me rëndësi rreth sistemit të drejtësisë, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen institucionet përkatëse.

Kryesuesi Zogaj, ri theksoi angazhimin dhe bashkëpunimin e KGJK-së me qëllim të arritjes së rezultateve më të mëdha drejt efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.