Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj, pjesë e punëtorisë për koncept dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës

Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj, pjesë e punëtorisë për koncept dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës

Pejë, 14 -15 nëntor 2022 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, po marrin pjesë në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, lidhur me koncept dokumentin e Gjykatës Administrative dhe të Punës, i cili pritet të finalizohet së shpejti.

Në këtë punëtori, anëtarët e grupit punues, përfaqësuesit e sistemit gjyqësor si dhe përfaqësuesit e Programit EUKOJUST, kanë diskutuar për draftin fillestar të koncept dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj falënderoi Zyrën e BE-së dhe Ministrinë e Drejtësisë, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në themelimin e Gjykatës Administrative e cila do të ndikojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të vendit, si dhe shprehi gatishmërinë e KGJK-së për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë proces.