Takimi i radhës i Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore

Takimi i radhës i Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore

Prishtinë, 11.11.2022 – Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore ka vendosur lidhur me kërkesën e z.Ilmi Bajrami, Mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS), për dhënie të opinionit këshillëdhënës lidhur me efektin që shkakton në aspektin kohor për palët ushtrimi i vonuar i kompetencave të administrimit të lëndëve, sipas nenit 22, të Ligjit për DHPGJS, me numër 06/L-086, gjegjësisht nëse gjyqtari përgjegjës i lëndës mund të bëjë ndarjen e padisë/ankesës grupore pas nëntë (9) vitesh nga koha e regjistrimit të saj.

Për këtë kërkesë, Komiteti ka dhënë përgjigje duke i rekomanduar parashtruesit të kërkesës së lartë cekur që të marr për bazë dhe ti referohet opinionit këshillëdhënës të Komitetit me numër KKEGJ.nr.01/2022, të datës 13.04.2022.

Përgjigjja gjendet në linkun në vijim:

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/decisions/73852_KGJK_Opinoni_KKEGJ_Nr_1_2022.pdf