Kryesuesi i KGJK-së dhe Drejtori i SKGJK-së, vizitojnë Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Kryesuesi i KGJK-së dhe Drejtori i SKGJK-së, vizitojnë Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Mitrovicë, 09.11.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj së bashku me Drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë takuar me nën Kryetarin e kësaj gjykate, z. Bekim Veliqi, gjyqtarët, administratoren dhe stafin administrativ, ku diskutuan për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje në situatën aktuale.

Kryesuesi Zogaj dhe Drejtori Maliqi u siguruan nga nënkryetari Veliqi dhe administratorja, se gjykata është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi.

Zogaj siguroi se Këshilli është i vendosur për ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme me qëllim që Gjykata Themelore në Mitrovicë të funksionojë edhe në rrethanat aktuale për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.