Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës Komerciale

Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës Komerciale

Prishtinë, 3 nëntor 2022 – Po mbahet takimi i 297-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar nënkryetarja e Gjykatës Komerciale.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit miratuan propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës Komerciale, gjyqtaren Saranda Bogaj-Sheremeti, me mandat të njëjtë me kryetarët e gjykatave respektive.

Ju njoftojmë se takimi i KGJK-së po vazhdon.