Diskutohen nevojat për trajnime të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve

Diskutohen nevojat për trajnime të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve

Podgoricë, 3 – 4 nëntor 2022 – Kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, Teuta Ibrahimi, së bashku me Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, Menaxherin e Projektit Chemonics International, Blend Zyrapi si dhe ekspertët e projektit Chemonics International, Quentin Oliver dhe David Wells, kanë hapur sot punëtorinë dy (2) ditore me temën “Analiza e Akademisë së Drejtësisë për trajnime të Komisionit për Vlerësim të Performancës”, e cila po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Qëllimi i punëtorisë është rishikimi i nevojave për trajnime të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve (KVPGJ) dhe rishikimi i praktikave aktuale, rezultateve dhe sukseseve në përgjithësi.

Kjo punëtori është e fokusuar në këto objektiva:

  • Përkufizimi i qëllimeve dhe rezultateve të Komisionit vlerësues;
  • Identifikimi i grupit të shkathtësive dhe nevojave për trajnim të anëtarëve aktualë dhe të ardhshëm të komisionit vlerësues;
  • Identifikimi i mësimeve të nxjerra dhe etika e vlerësimit dhe përdorimit të të dhënave dhe
  • Hulumtimi i qasjes për matjen e suksesit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.

Pjesë e kësaj punëtorie janë anëtarë të KVPGJ-së dhe zyrtarë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor, të cilët po trajnohen nga ekspertë të projektit Chemonics International.