Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit koordinues me partnerët strategjik

Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit koordinues me partnerët strategjik

Prishtinë, 2 nëntor 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Veton Shabani dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kanë mbajtur takim koordinues me partnerët strategjik, në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive të përkrahjes nga partnerët strategjik lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

Me këtë takim, Kryesuesi Zogaj tha se zbatimi i plotë i Strategjisë për Sundimin e Ligjit duhet tё mbështetet nga një mekanizëm i fuqishëm, reprezentativ dhe efektiv i koordinimit ndër institucional për adaptim të aktiviteteve të reja që përkojnë me rrethanat dhe zhvillimet në kohë si dhe rrjedhimisht zbatim tё rekomandimeve dhe veprimeve qё dalin nga Plani i Veprimit tё Strategjisë sё Sundimit tё Ligjit.

“Jemi shumë falënderues ndaj përkrahjes dhe bashkëpunimit të të gjitha organizatave, donatorëve dhe misioneve ndërkombëtare të cilat kanë ndihmuar në implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme për sistemin gjyqësor”, tha mes tjerash Zogaj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar për nisma të përbashkëta institucionale me qëllim të zbatimit sa më efektiv të këtyre rekomandimeve.