Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë

Prishtinë, 02 nëntor 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KGJK), Jetish Maloku, Zëvendës Kryesuesin e KGJK-së, Qerim Ademaj, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Annemarie Douwes, znj.Afërdita Smajli – Kalaja dhe z. Mats Persson.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit me Zyrën e Bashkimit Evropian drejt ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Kryesuesi Zogaj dhe Kryesuesi Maloku, vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së BE-së për sistemin gjyqësor dhe prokurorial si dhe ri theksuan gatishmërinë e të dy këshillave për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, pasi që kanë vlerësuar përkushtimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial konfirmuan mbështetjen për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se reformat në sistemin e drejtësisë duhet të jenë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.