NJOFTIM PËR PËRKTHYES DHE INTERPRETË GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

NJOFTIM PËR PËRKTHYES DHE INTERPRETË GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

Prishtinë, 31 tetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), shpall listat përfundimtare të kandidatëve të certifikuar për përkthyes dhe interpretë gjyqësorë.

Ftohen të gjithë kandidatët në listat e mëposhtme, që të kryejnë pagesën prej 50 € brenda afatit prej 7 ditësh duke filluar nga data 31.10.2022 – 06.11.2022.
Kandidatët që nuk e kryejnë pagesën brenda afatit të paraparë konsiderohen që kanë hequr dorë nga certifikimi si interpretë gjyqësorë.
Kandidatët që nuk janë përfshirë në këtë listë konsiderohen që nuk e kanë kaluar provimin me gojë si interpretë gjyqësorë. Vendimet e Komisionit të ankesave mund të tërhiqen në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga data 03.11.2022 – 07.11.2022.

Lista përfundimtare e përkthyesve të certifikuar për çiftin e gjuhëve shqip – serbisht

Lista përfundimtare e përkthyesve të certifikuar për çiftin e gjuhëve shqip – anglisht

Lista përfundimtare e përkthyesve të certifikuar për çiftin e gjuhëve serbisht – anglisht