Njoftim për kandidatët që i janë nënshtruar testit për gjyqtarë

Njoftim për kandidatët që i janë nënshtruar testit për gjyqtarë

Prishtinë, 28.10.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton kandidatët për gjyqtarë, se Komisioni për Rekrutimin e Gjyqtarëve, është duke punuar në mënyrë intensive me orar të zgjatur, sepse numri i kandidatëve që i janë nënshtruar testit është shumë i madh.

Komisioni do të punojë edhe gjatë ditëve të vikendit në mënyrë që lista të publikohet ditën e hënë pasdite.