Kryesuesi Zogaj pjesë e panelit në Helsinik

Kryesuesi Zogaj pjesë e panelit në Helsinik

Helsinik, 18.10.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, është duke marrë pjesë në Konferencën International Association for Court Administration, e cila po mbahet në Helsinik.

Kryesuesi Zogaj së bashku me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kirgistanit dhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Ukrainës, janë anëtarë të panelit në seancën plenare të konferencës, e moderuar nga Andrew Solomon, Këshilltar i lartë për sundim të ligjit – USAID në Washington.

Tema të cilën po e diskuton paneli është: “Qytetari në qendër të drejtësisë”.

Kryesuesi Zogaj, ka prezantuar progresin e Kosovës si dhe aktivitetet e zhvilluara nga KGJK dhe gjykatat, duke vendosur qytetarin në qendër të drejtësisë. Të gjitha këto iniciativa janë mbështetur nga Programi i USAID-it për Drejtësi. Gjithashtu, Zogaj ndër të tjera, ka folur edhe për gatishmërinë e gjyqësorit për të përmirësuar më tutje qasjen dhe shërbimet që qytetarët marrin nga sektori i drejtësisë.