Kryesuesi Zogaj ka pritur në takim lamtumirës Drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit – INL, z. Shawn Waddoups

Kryesuesi Zogaj ka pritur në takim lamtumirës Drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit – INL, z. Shawn Waddoups

Prishtinë, 19.09.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me anëtarë të KGJK-së, ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), z. Shawn Waddoups dhe drejtoreshën në ardhje të INL-së, znj. Tamra H. Greig.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi përfaqësuesit e INL për ndihmën e dhënë ndaj KGJK-së dhe gjykatave, veçanërisht lidhur me projektin e audio – incizimit për sallat e gjykatave, projektin për rregullimin e hapësirave për arkivat në gjykata dhe mbështetjen në procedurat e ndërmjetësimit.

Në anën tjetër, z. Waddoups, ka falënderuar Kryesuesin Zogaj për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë e KGJK-së për vazhdimin e implementimit të projekteve të INL.

Ndërsa, znj. Greig, ka siguruar Kryesuesin Zogaj që mbështetja dhe bashkëpunimi i INL do të vazhdojë edhe në projektet e reja, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor.

Kryesuesi Zogaj, ka çmuar lart angazhimin dhe kontributin e dhënë nga z. Waddoups për sistemin gjyqësor përmes implementimit të projekteve të suksesshme, me ç’rast i ka ndarë një falënderim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për bashkëpunimin e ngushtë profesional me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.