NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR EKSPERT GJYQËSOR

NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR EKSPERT GJYQËSOR

Prishtinë, 16 shtator 2022 – Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentet për licencim si ekspert gjyqësor, në konkursin e datës 21 qershor 2022, që në afat prej shtatë (7) ditëve nga ky njoftim, në email-in zyrtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org të dërgojnë të dhënat e tyre:

– E-mail adresën elektronike dhe
– Numrin e telefonit.

Të dhënat e kërkuara janë të nevojshme të jenë pjesë e listës përfundimtare të ekspertëve gjyqësor, të cilat do të jenë në shërbim të gjykatave.

Po ashtu, ju njoftojmë se komisioni përkatës është duke shqyrtuar të gjitha aplikacionet dhe së shpejti KGJK do të del me njoftim të ri.