Mbahet punëtoria për hartimin e Planit Strategjik të KGJK-së për vitin 2023-2025

Mbahet punëtoria për hartimin e Planit Strategjik të KGJK-së për vitin 2023-2025

Prizren, 14-16 shtator 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me programin e USAID, Aktiviteti për Drejtësi, ka organizuar punëtorinë tri (3) ditore për hartimin e Planit Strategjik të KGJK-së, për vitin 2023-2025.

Në këtë punëtori po merr pjesë Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, anëtarë të KGJK-së, kryetarë të gjykatave, përfaqësues të SKGJK-së dhe përfaqësues të programit, me ç’rast kanë diskutuar rreth zhvillimit të deritanishëm të Draft Planit Strategjik 2023-2025.

Kryesuesi Zogaj, ka theksuar se hartimi dhe miratimi i Planit Strategjik të KGJK-së për vitin 2023-2025, do të ndihmoj sistemin gjyqësor për të arritur objektivat strategjike të cilat do të fuqizojnë veprimtarinë gjyqësore.

Po ashtu, gjatë punëtorisë janë prezantuar çështjet kryesore të Planit Strategjik të KGJK-së 2020-2022, Strategjisë së Rishikimit Funksional 2021-2026, Planit vjetor të punës së KGJK-së për vitin 2022 si dhe Procesit të Integrimit Evropian.