KGJK ka intervistuar gjyqtarët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën Supreme

KGJK ka intervistuar gjyqtarët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën Supreme

Prishtinë, 13 shtator 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për ngritje në detyrë në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve përbëhet nga: Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit: Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, Drita Rexhaj, anëtare e KGJK-së, Teuta Ibrahimi, anëtare e KGJK-së dhe Nenad Lazić, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Kurse në cilësinë e anëtarit rezervë të këtij komisioni, është caktuar gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.

KGJK ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar procesit të intervistimit, sipas konkursit të brendshëm të shpallur në ueb faqen zyrtare të KGJK-së.