Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe degët e saj

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe degët e saj

Prishtinë, 12.09.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, me bashkëpunëtorë, sot ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj, si dhe degët e kësaj gjykate në Shtërpcë dhe Kaçanik, ku janë pritur nga kryetari i kësaj gjykate, Mustaf Tahiri dhe gjyqtarët mbikëqyrës të degëve në Shtërpcë dhe Kaçanik.

Me këtë rast, kryesuesi Zogaj është takuar edhe me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe degëve të saj, ku diskutuan lidhur me organizimin, punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Zogaj kërkoi angazhim dhe përgjegjësi nga stafi i gjykatës, me qëllim që të ketë efikasitet më të madh në kryerjen e lëndëve, ngritje të transparencës dhe llogaridhënies.

Ndërkaq, kryetari Tahiri ka falënderuar kryesuesin Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen që kanë dhënë për Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe degët e saj.

Vizitat janë zhvilluar edhe në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Shtërpcë dhe Kaçanik.