Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtor profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për bashkëpunëtor profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 11 shtator 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është mbajtur testi me shkrim i kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit të 82 bashkëpunëtorëve profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, ku morën pjesë 170 kandidatë.

Procesi ka filluar me shpalljen e konkursit për procedurën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së bashkëpunëtorëve profesional dhe vendimit KGjK-së Nr. 248/2022 të datës 31 maj 2022.

Kryetarja e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarja Kadrije Gogaj – Lubishtani, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e testit me shkrim, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, me ç’rast gjatë fjalës së rastit iu ka uruar suksese kandidatëve në këtë proces rekrutues.

Gjithashtu, për të mbikëqyrë këtë proces ishte i pranishëm edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, i shoqëruar nga, kryetari i Komisionit për Trajnime, Vilard Bytyqi dhe anëtari i KGjK-së, gjyqtari Fidan Hoxha.
Po ashtu, në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Testi me shkrim për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, që përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve, të cilin Këshilli Gjyqësor i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara.