Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

Prishtinë, 8 shtator 2022 – Po mbahet takimi i 294-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar nënkryetarja e Gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit miratuan propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës së Apelit, gjyqtaren Kadrije Goga – Lubishtani si dhe propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, gjyqtaren Raima Elezi, me mandat të njëjtë me kryetarët e gjykatave respektive.

Po ashtu, ju njoftojmë se takimi i KGjK-së po vazhdon ende.