Gjykata Komerciale pranon shkresat e para

Gjykata Komerciale pranon shkresat e para

Prishtinë, 1 gusht 2022 – Pas vendimeve, rregulloreve, organogramit si dhe miratimit të planit të punës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) por edhe lëndëve të transferuara, puna e Gjykatës Komerciale ka filluar zyrtarisht sot.

KGJK njofton se Gjykata Komerciale ka filluar sot me pranimin e rasteve. 

Kryesuesi i KGJK-së, z.Albert Zogaj, në emër të KGJK-së ju dëshiron punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të Gjykatës Komerciale, dhe ri thekson përkushtimin për të vazhduar me mbështetjen e nevojshme për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate.