Njoftim për kandidatët e certifikuar si përkthyes gjyqësorë për çiftin e gjuhëve: serbisht – anglisht dhe anasjelltas

Njoftim për kandidatët e certifikuar si përkthyes gjyqësorë për çiftin e gjuhëve: serbisht – anglisht dhe anasjelltas

Prishtinë, 27 korrik 2022 – Të gjithë kandidatët e certifikuar si përkthyes gjyqësorë për çiftin e gjuhëve serbisht – anglisht dhe anasjelltas, janë të obliguar ta kryejnë pagesën prej 100 € brenda 7 ditësh duke filluar nga data 28.07.2022 – 03.08.2022 prej orës 10:00 – 15:00.

Kandidatët që nuk e kryejnë pagesën brenda afatit të paraparë konsiderohen që kanë hequr dorë nga certifikimi. Kandidatët që kanë aplikuar për interpret gjyqësorë do ta kryejnë pagesën shtesë prej 50 € pas organizimit të provimit për interpret dhe shpalljes së listës përfundimtare si interpret gjyqësorë në ueb faqe të Këshillit Gjyqësor.

Kandidatët që nuk janë përfshirë në këtë listë konsiderohen që nuk e kanë kaluar provimin me shkrim si përkthyes gjyqësorë. Vendimet e Komisionit të ankesave mund të tërhiqen në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga data 28.07.2022 – 01.08.2022.