Mbahet takimi i 20-të i Komitetit Drejtues të Projektit NCCR

Mbahet takimi i 20-të i Komitetit Drejtues të Projektit NCCR

Prishtinë, 26 korrik 2022 – Në takimin e 20-të të Komitetit Drejtues të Projektit të Sistemit Kombëtar Qendror të Evidencës Penale – NCCR, morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i SKJGK-së, Shkelzen Maliqi, si dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Komitetin Drejtues, përfshirë Zyra e BE-së, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agjencia për Regjistrim Civil, Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues dhe partner tjerë të Këshillit Gjyqësor.

Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me raportin gjashtë mujor, ku u prezantuan aktivitetet e realizuara dhe rezultatet gjatë periudhës raportuese, 1 Janar 2022 – 30 Qershor 2022.

Drejtori i Përgjithshëm i SKJGK-së, Shkelzen Maliqi falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë, për kontributin e madh drejt ngritjes së Sistemit Qendror të Evidencës Penale, i cili ka rëndësi esenciale për sistemin gjyqësor dhe vendin në përgjithësi.

“Ne si KGJK, jemi duke bërë përgatitjet e nevojshme, për të bërë të mundur realizmin e një procesi të plotë të tranzicionit të kompetencave nga projekti, dhe në këtë drejtim deri në fund të këtij viti, do të kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për funksionalizmin e plotë të këtij sistemi, shumë të domosdoshëm për sistemin tonë gjyqësor”, tha mes tjerash Drejtori Maliqi.

KGJK e vlerëson të domosdoshëm vazhdimin e koordinimit të plotë të të gjitha aktiviteteve me akterët relevant në proces, prandaj Këshilli mbetet i përkushtuar që të vazhdojë angazhimin dhe marrjen e plotë të përgjegjësive në këtë proces, me qëllim zbatohet me sukses ky projekt.