Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 18.07.2022 –  Komisioni për Çështje Normative (KÇN) është drejtë finalizimit të Rregullores Nr. X/2022 për Organizimin dhe Funksionimin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Komisioni për Çështje Normative i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj,  ka mbajtur takimin e radhës.

Ky komision është duke shqyrtuar draft Rregulloren Nr.X/2022 për Organizimin dhe Funksionimin e Sekretariatit të KGJK-së,  me qëllim të organizimit dhe funksionimit sa më të mirë të Sekretariatit të Këshillit, si njësi e themeluar në kuadër të Këshillit  sipas Ligit për KGJK-në, me qëllim të ofrimit të mbështetjes profesionale dhe administrative për Këshillin, njësitë e tij si dhe gjykatat.

Komisioni së shpejti do t’i propozoj draftin e sipërpërmendur Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.