KGJK ka përzgjedhur dy (2) gjyqtarë për avancim në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

KGJK ka përzgjedhur dy (2) gjyqtarë për avancim në  Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë, 15.07.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 291-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka miratuar avancimin e gjyqtarëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e dy (2) gjyqtarëve:

Agron Hoxhaj dhe Bajram Miftari në pozitën gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, mandati i gjyqtarëve në fjalë, do të fillojë nga data 1 gusht  2022.

Takimi i 291-të i KGJK-së, po vazhdon ende.