Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës

Brezovicë, 12.07.2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN) është drejtë finalizimit të Rregullores Nr.X/2022 për Organizimin e Brendëshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën Komerciale, organogramit dhe formave të shkresave përkët gjykatë.

Komisioni për Çështje Normative i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj,  në bashkëpunim me Programin e USAID-it, Drejtësia Komerciale, ka mbajtur takimin e radhës në Hotel Brezovica, Brezovicë.

Ky Komision është duke shqyrtuar Rregulloren Nr.X/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën Komerciale, organogramin  dhe format e shkresave për Gjykatën Komerciale,  me qëllim  të organizimit të brendshëm dhe  funksionimit të Gjykatës Komerciale si dhe përcaktimit, saktësimit të procedurës  gjatë ndërmarrjes së veprimeve për dorëzimin/ dërgimin e shkresave nga gjykata  tek pala në procedurë/marrësi i saj.

Andaj, KQN është në finalizimin e drafteve të sipërpërmendura dhe së shpejti do t’i propozohen Këshillit Gjyqësor të Kosovës  për miratim.