Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore ka miratuar opinionet e radhës

Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore ka miratuar opinionet e radhës

Prishtinë, 12 korrik 2022 – Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore duke vendosur lidhur me kërkesën e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor (ZVVGJ), pranë KGJK-së, ka dhënë Opinionin KKEGJ.Nr.02/2022 dhe Opinionin KKEGJ.Nr.03/2022 për Standardet etike të zbatueshme, në rastin e Komunikimit të gjyqtarit me media dhe me monitoruesit e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjes së integritetit të procedurës gjyqësore gjatë trajtimit të një rasti konkret.

Me rastin e dhënies se Opinionit KKEGJ.Nr.02/2022, Komiteti bazuar në nenin 7, të Rregullores nr.01/2022, të datës 21 janar 2022, për themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, e ka hedh si të pa lejuar kërkesën e ZVVGJ-së për të dhënë opinion për çështje lëndore.

Ndërsa, sa i përket Opinionit KKEGJ.Nr.03/2022, konkluzionet përfundimtare janë:

Gjyqtarët në të gjitha instancat gjyqësore kanë përgjegjësi ligjore dhe etike, lidhur me respektimin e parimit të mbrojtjes së integritetit të procedurës gjyqësore gjatë trajtimit të rastit konkret, me të cilin ata janë të ngarkuar.

Gjyqtarët  duhet t’i zbatojnë kufizimet e përcaktuara ligjore dhe etike në paraqitjen e tyre në media. Ata janë të ndaluar me nenin 5.2 nën paragrafi 2.10 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Nr.06/L-057, dhe me nenin 2.4 të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, të komunikojnë me media gjatë trajtimit të rastit konkret me të cilin ata janë të ngarkuar.

Çdo shmangie me vetëdije, apo pa të nga respektimi i këtij parimi, konsiderohet se paraqet shkelje të detyrave ligjore dhe etike të gjyqtarit, ndërsa kjo sjellje e gjyqtarit vlerësohet se është në kundërshtim me këto dispozita ligjore dhe etike.

Opinioni gjendet në linkun në vijim :https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/decisions/73852_KGJK_Opinoni_KKEGJ_Nr_1_2022.pdf