Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Qela ,

E nderuara Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama,


I nderuar Gjyqtar Mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Drenas, z. Shefqet Baleci,


Të nderuar gjyqtar dhe punonjës mbështetës,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe njëherit gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, z. Daut Qela.

Në emrin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Me respekt,
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Albert Zogaj