Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Gashi ,
I nderuar Gjyqtar Mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Malishevë, z. Njazi Morina,
Të nderuar gjyqtar dhe punonjës mbështetës,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe njëheritë arkatarit të degës në Malishevë, z. Bali Gashi.

Në emrin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Me respekt,
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Albert Zogaj