Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Prishtinë, 6 korrik 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Enver Krasniqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve të bashkëpunimit në mes të sistemit gjyqësor dhe kësaj Agjencie, si dhe mbështetja e institucioneve ndërkombëtare.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK- së, shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.