Kryesuesi Zogaj, pjesë e lansimit të raportit të monitorimit ‘Vlerësimi i Trajtimit të Rasteve të Dhunimit nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë’ të prezantuar nga EULEX

Kryesuesi Zogaj, pjesë e lansimit të raportit të monitorimit ‘Vlerësimi i Trajtimit të Rasteve të Dhunimit nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë’ të prezantuar nga EULEX

Prishtinë, 6 korrik 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në lansimin e raportit të monitorimit ‘Vlerësimi i Trajtimit të Rasteve të Dhunimit nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë’ punuar dhe prezantuar nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX.

Kryesuesi Zogaj theksoi se KGJK mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative për qytetarët e vendit, në këtë rast luftimin e dhunës seksuale në Kosovë, me qëllim që kjo gjendje të përmirësohet dhe të ketë zvogëlim të numrit të këtyre rasteve.

“Problemet, sfidat dhe të metat të cilat shpërfaqen në stade të ndryshmë të trajtimit të këtyre rasteve nga institucionet relevante, pashmangshëm do kulmoj më një përgjigje jo adekuate dhe të zbehtë. Mungesa e protokoleve, siç është evidentuar nga ky raport, pastaj praktikat jo të përshtatshme gjatë mbledhjes dhe administrimit të provave do e bëjnë më të vështirë për gjyqësorin, si hallken e fundit në këtë zinxhir, për ti gjykuar dhe shqiptuar dënime proporcionale me karakterin dhe natyrën e këtij grupi të veprave penale”, tha mes tjerash Kryesuesi Zogaj.