KGJK vazhdon bashkëpunimin me Rrjetin e Grave të Kosovës

KGJK vazhdon bashkëpunimin me Rrjetin e Grave të Kosovës

Prishtinë, 6 korrik 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka pritur në takim Projekt Koordinatoren kundër Dhunës me Bazë Gjinore nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Besarta Breznica.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me publikimin e raportit “Nga Ligjet në Vepra”, i cili ka pasur për qëllim analizimin e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore në Republikën e Kosovës.

Mes tjerash, u diskutua për të gjeturat dhe rekomandimet e RrGK-së për sistemin gjyqësor, me qëllim të përmirësimit të trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore, duke pasur parasysh që KGJK është një nga akterët që ka kontribuar në realizimin e këtij hulumtimi.

Kryesuesi Zogaj, tha se KGJK mbetet e përkushtuar në aspektin e luftimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje si dhe shprehi gatishmëri për të rritur bashkëpunimin RrGK.