NJOFTIM PËR CERTIFIKIMIN E PËRKTHYESVE GJYQËSORË

NJOFTIM PËR CERTIFIKIMIN E PËRKTHYESVE GJYQËSORË

Prishtinë, 5 korrik 2022 – Të gjithë kandidatët e certifikuar si përkthyes gjyqësor, janë të obliguar ta kryejnë pagesën prej 100 € brenda 7 ditësh duke filluar nga data 06.07.2022 – 12.07.2022.

Kandidatët që nuk e kryejnë pagesën brenda afatit të paraparë konsiderohen që kanë hequr dorë nga certifikimi. Kandidatët që kanë aplikuar për interpret gjyqësorë do ta kryejnë pagesën shtesë prej 50 € pas organizimit të provimit me gojë dhe shpalljes së listës përfundimtare si interpret gjyqësor në ueb faqe të Këshillit Gjyqësor.

Kandidatët që nuk janë përfshirë në këtë listë konsiderohen që nuk e kanë kaluar provimin me shkrim si përkthyes gjyqësor. Vendimet e Komisionit të ankesave mund të tërhiqen në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga data 12.07.2022 – 15.07.2022. Kandidatët që kanë bërë kërkesë për shikimin e testit, mund të vijnë dhe të shikojnë testin në objektin e KGJK-së me datën 15.07.2022.