Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të draft Rregullores Nr. 06/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Komerciale

Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të draft Rregullores Nr. 06/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 5 korrik 2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka mbajtur takimin e radhës.

Komisioni, është duke shqyrtuar draft rregulloren Nr. 06/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Gjykatën Komerciale e cila ka dal si kërkesë e Ligjit për Gjykatën Komerciale, me qëllim organizimit të brendshëm dhe funksionalizimit të Gjykatës Komerciale.

KÇN, është në finalizim të rregullores në fjalë dhe së shpejti do t’i propozohet Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.